Testi i ri për verfikim të koronavirusit i cili pretendohet se është 99% i saktë, do të shpërndahet në Evropë deri në fund të majit

Një test i ri i antitrupave për të kontrolluar nëse je i infektuar me koronavirus i cili pretendohet se është 99 përqind i saktë është çertifikuar për përdorim në të gjithë Evropën, shkruan Independent.

Specialistët e diagnostikimit global Abbot, me bazë në Mbretërinë e Bashkuar në Maidenhead, ka thënë se pret të ketë dërguar miliona teste laboratorike të bazuara në të gjithë Evropën deri në fund të majit.

Testit diagnostikues të kompanisë i është dhënë një certifikim CE Mark duke treguar se është në përputhje me rregullat e sigurisë së BE dhe tani mund të përdoret në laboratorë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar për të provuar antitrupat e krijuar, kur një person është infektuar me Covid-19.

Testi identifikon proteinën IgG që trupi prodhon kur është infektuar nga koronavirusi dhe kjo mund të mbetet në trup për muaj dhe ndoshta vite.

Në testet Abbot pretendoi se tregoi një ndjeshmëri më të madhe se 99 përqind, 14 ditë pasi një person zhvilloi simptoma.

Testimi i antitrupave është thelbësor për të ndihmuar në identifikimin e pacientëve që kanë pasur infeksion me koronavirus dhe kanë zhvilluar imunitet pasi kjo do t’i lejojë ata të kthehen në punë.

Përfshirja e testeve të gjera si për pacientët me koronavirus të infektuar dhe të rikuperuar ka të ngjarë të jetë një pjesë kryesore e masave të qeverisë për t’i dhënë fund bllokimit në Mbretërinë e Bashkuar të vendosur në 23 Mars.