Raportohet se NASA ka filluar projektin 2 javor në lidhje me fluturime të heshtura kërkimore super sonike në afërsi të Galveston

Agjencia Amerikane për Aviacion dhe Kërkim (NASA) është duke zhvilluar teste shpërthimi sonik në afërsi të Gjirit Meksikan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gazeta “Houston Chronicle” shkroi se NASA ka filluar projektin 2 javor në lidhje me fluturime të heshtura kërkimore super sonike në afërsi të Galveston, ndërsa ka zhvilluar fluturime të F/A-18 që është në fazë testimi për të matur reagimin e popullit.

NASA në rajon ka punuar me 500 vullnetarë për të regjistruar shpërthimet sonike të krijuara në rajon nga F/A-18, ndërsa më pas të japin feedback në lidhje me këtë.

Të dhënat rreth reagimeve për shpërthimet sonike do t’i shpërndajë Zyra Federale e Aviacionit.

Zyra Federale e Aviacionit më parë kishte ndaluar fluturimet supersonike për shkak të ndikimeve ndaj popullatës dhe infrastrukturës.