Tesla pranon ankesa për cilësinë dhe sigurinë, kërkohet mbikëqyrje e menjëhershme

Autoritetet kineze kanë diskutuar me kompaninë Tesla për ngritjen e cilësisë dhe të sigurisë, derisa kjo e fundit ka rritur prodhimin e saj për modelin e fundit në Shanghai.

Kina është bërë prodhuesi më i madh i Teslas pas SHBA-së pasi kompania shiti 120.000 njësi gjatë vitit të kaluar, njofton BBC.

Autoritetet kanë pranuar ankesa lidhur me shpenzimin e shpejt të baterisë derisa Teslas i është thënë ta forcojë inspektimin dhe menaxhimin e saj të brendshëm.

Tesla është duke u përballur me ankesa lidhur me këtë menaxhim derisa ka bërë të ditur se ka pranuar “me shqetësim udhëzimet e departamenteve qeveritare” dhe ka “reflektuar mbi mangësitë e shfaqura”.