Tesla po punëson shofer testues për teknologjinë Autopilot në SHBA dhe Kanada

Tesla është në një fushatë të punësimit këto ditë në Amerikën e Veriut. Kompania po kërkon në mënyrë aktive të plotësojë pozicione të shumta të Operatorit të Automjeteve. Në thelb, këta janë shofer testues për sistemet Autopilot dhe “Full Self Driving”.

Në përshkrimin e punës shkruhet: “Ne po kërkojmë dikë të motivuar për t’iu bashkuar ekipit tonë të mbledhjes së të dhënave të veturave. Roli i Operatorit të Automjeteve është përgjegjës për kapjen e të dhënave me cilësi të lartë që do të kontribuojnë në përmirësimin e performancës së veturave tona”.

“Ky rol kërkon një nivel të lartë fleksibiliteti, vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për të punuar në një mjedis dinamik me ritme të shpejta. Ofrohen pozicione me turne dite/nate. Ky është një pozicion i përkohshëm sipas dëshirës. Kohëzgjatja e këtij vendi të punës parashikohet të jetë 3 muaj”, vazhdon tutje njoftimi i lëshuar nga Tesla, raporton Arena EV.

Tesla is hiring test drivers for Autopilot across the US and Canada

Pra, siç mund ta shihni, kompania thotë se këta persona si përgjegjësi do ta kenë mbledhjen e të dhënave të cilat do të kontribuojnë në përmirësimet e sistemeve të saja të drejtimit automatik. Nuk kërkohet asnjë edukim specifik, por se aplikuesit duhet të mos kenë asnjë dënim, zakone të drejtimit të sigurt të veturës dhe një përvojë minimume 4 vjeçare të drejtimit me patentë shofer”.

Në SHBA pozitat e punës janë të hapura në Elgin, Illinois; Brooklyn Park, Minnesota; Draper, Utah; Austin, Texas; Denver, Colorado; Bellevue, Washington; Marina Del Rey, California; Miami, Florida; Boynton Beach, Florida; Roswell, Georgia; Brooklyn, New York; Tempe, Arizona; Farmer’s Branch, Texas; dhe Peabody, Massachusetts.

Përderisa në shtetin kanadez pozitat janë të hapura në Richmond Hill, Ontario; Mississauga, Ontario; dhe Saint Bruno, Quebec.

Sipas informacionit të ndarë nga punonjësit e Tesla, pagesa e përfolur për një pozitë të tillë pune është nga 20 deri në 29 dollarë në orë.