Tesla Model 3 transformohet në një makinë të fuqishme për gara në pista

Makina Tesla, më e fuqishme për gara në pista, që është modifikuar deri më tani

Reporterët kanë arritur të shohin në Nurburgring të Gjermanisë, se si Tesla po e përgatitë një version të Model S të fuqishëm për gara në pista, që ka një sistem prej tre motorësh.

Kohë më parë, Tesla ka bërë të ditur se do sjellë edhe versionet e fuqishme të modeleve Model 3 dhe Model X, pa dhënë datë të caktuar se kur mund të lansohet.

Atyre që nuk iu pritet të shohin se si do të jenë këto makina, punëtoria që merret me modifikimin e makinave Tesla, Unppluged Performance, e kka fuqizuar një Model 3 në masë të madhe.

Në brendi të kësaj makine janë bërë punë të shumta duke filluar nga një mbështjellës i përshtatshëm për sistemin e pezullimit, sforcimin e platformës ku qëndrojnë rrotat dhe rritjen e mundësisë për frenim.

Gomat origjinale, i janë zëvendësuar me Michelin Cup 2 që kanë nga 20 inç, në rrotat e reja 6061-T6 që i shohim te disa makina Koenigsegg.

Disa pjesë metalike në pjesën e përparme dhe të pasme, janë zëvendësuar me shtresa më të lehta me fibra karboni, që i shohim edhe në disa mbrojtëse anësore. Brenda kabinës janë vënë ulëset sportive, si dhe rribat më të fuqishëm të sigurisë.

Këto ndryshme, bashkë me motorin elektrik që prodhon 450 kuaj fuqi, i ndihmojnë Tesla Model 3 që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë ta zë për 3.2 sekonda, derisa ka shpejtësi maksimale deri në 260 kilometra në orë.

Të interesuarit për modifikimin e veturave të tyre, duhet të paguajnë së paku 31,500 euro, ndërsa duhet të presin nga katër deri në tetë javë, derisa të kenë përfunduar rregullimi në tërësi.

loading…