Tesla ka gjetur zgjidhje për problemet me ngjyrën e Model 3

Me këtë sistem, pritet që ngjyra të mbijetojë edhe në motin e ftohtë dimëror

Ngjyra me të cilën është lyer Tesla Model 3, nuk është treguar aq e qëndrueshme, pasi ka pasur probleme në mot të ftohtë dhe ka pësuar plasaritje, apo është shlyer në masë të madhe.

Hedhja e kripës nëpër rrugë, për të parandaluar krijimin e akullit, është armiku kryesor në dëmtimin e ngjyrës së Model 3, pasi raportohet se i shkakton dëme të konsiderueshme.

Por, Tesla i ka gjetur zgjedhje këtij problemi, duke aplikuar sistemin “All-Weather Protection Kit”, që pretendon se e mbronë ngjyrën në të gjitha stinët.

Të gjithë përbërësit e kij sistemi mund të porositen nga ueb-faqja e Teslas dhe kushtojnë nga 50 euro, ndërsa përfshijën shtresën për mbrojtjen e ngjyrës, si dhe mbrojtëset kundër kapjes së baltës.

Aplikimi i këtij sistemi, i ndihmon që nga sipërfaqja e jashtme, të rrëshqasin gurët e vegjël dhe papastërtitë, duke parandaluar grumbullimin e tyre, që është dëmtim direkt i ngjyrës.

Mirëpo, për shumë pronarë të makinave Tesla kjo mund të jetë vonë, pasi që dëmet në ngjyrë janë shkaktuar dhe kjo nuk mund t’i riparojë.

Deri më tani, Tesla është paditur nga një pronar i Model 3, që konsideron se shumë herët i është dëmtuar ngjyra dhe kërkon kompensim.