Një person ka hyrë në një familje egjipase në Pejë dhe e ka rrahur një femër në prezencë të burrit.
Pasi i kanosi me armë, e rrahu edhe gruan në prezencë të burrit. Duke mos u mjaftuar me kaq, burrit i tregoi disa fotografi intime të motrës së tij, të cilën dyshohet që e shfrytëzoi dhunshëm seksualisht. Policia ka arritur ta kapë të dyshuarin, por nuk ka treguar për përkatësin kombëtare të tij.

“Në fshatin Treboviq të Pejës është arrestuar një burrë i cili kishte shkuar në shtëpinë e viktimave femër dhe mashkull K/Egjiptas i kishte kanosë me armë, viktimën femër. E kishte goditë në fytyrë me dorëz të armës, kurse viktimës mashkull i kishte dërguar disa foto intime të motrës së tij, të cilën dyshohet se e kishte sulmuar seksualisht dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari në stacion policor e kishte kanosur edhe një zyrtare policore”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Organet e rendit kanë hapur rast për ‘kanosje & dëmtim prone & lëndim trupor & sulm seksual’.