Medrese

Tërnava flet për pretendimin për ngacmim seksual në medresenë ‘Alaudin’

Kryeimami i Kosovës, Naim Tërnava është i ftuar në emisionin Pressing me Leonard Kerqukin në T7.

I pari i BIK’ut është i bindur se skandali seksual në medresenë ‘Alaudin’ për të cilin së fundi foli teologu Emin Bajrami, është gënjeshtër.

Në Pressing ai thotë se është i bindur në punën e ‘pastër’ të punëtorëve të medresesë.

“Tash e 10 vjet kanë shkruar mediat për këtë problematikë’, tha Tërnava.

“Unë inkurajojë prokurorinë dhe politiken, por kam bindjen e thellë se aty çdo gjë është e pastër’, theksoi ai.