“Termocentral”: Vetura liron tym të madh në rrugën Prishtinë – Pejë, e bën “mjegullë” VIDEO

Një veturë është shfaqur të hënën në rrugën magjistrale Prishtinë – Pejë, duke liruar sasi të madhe të tymit dhe duke ndotur ambientin.

Kosova që disa vite po përballet me ajër të pashëndetshëm dhe shumë të ndotur. Njëri ndër faktorët për ajër të ndotur janë edhe veturat, të cilat shumica nuk kanë katalizator dhe shpesh ndotin në masë të madhe ajrin me tymin që e lirojnë.

Një rast së fundi ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Pejë, ku një veturë është xhiruar duke liruar sasi të madhe të tymit, madje gati rruga nuk shihet fare nga tymi i bardhë

Personi i cili ka publikuar videon në grupin “Marakli t’kerreve”, e ka quajtur “termocentral” këtë veturë.

Më poshtë keni videon e cila është shpërndarë në Facebook.