Tërmkolli: Sali Berisha nuk e theu asnjë derë, këto janë dezinformata

Panelistja Melihate Tërmkolli ka thënë në emisionin Pressing në T7 se hyrja e Sali Berishës sot në zyret e PD-së ka qenë legjitime dhe se lajmet se ai ka thyer derën për tu futur brenda nuk janë të vërteta.

Tërmkolli thotë se Berisha u fut në shtëpinë që e ka ndërtuar vetë dhe se ai po lufton ndikimin sorosian në Shqipëri.

“Dua të saktësoj disa konstatime. Nuk janë thyer dyert e PD-së. Janë dizenformata që janë përhapur. Informata nga Lul Basha. Dihet që janë rë rryer për këtë punë. Asnjë derë nuk e ka thyer Sali Berisha. Ka hyrë në mënyrë normale në shtëpinë që e ka themeluar. Ka qenë figurë konstante në Shqipëri duke luftuar kundër forcave komuniste e pastaj trazirave. E ka kthyer Shqipërinë në rrugën europiane. Tetë vite me Lul Bashën në krye, PD është thyer dhe shtrirë për toke. Është kthyer në patericë të Edi Ramës. Kanë dashur të zhdukin të djathtën shqiptare. Ka pasur edhe ndikime Sorosiane. Nuk mund të thuash që nuk ka. Ka edhe në Kosovë aso ndikime. Nuk mund ta quash jodemokratike. Ishte me mjete demokratike marrja e partisë”, thotë ajo.