Melihate Tërmkolli

Tërmkolli: Nëse Kurti ka bërë diçka pozitive, është refuzimi i Open Balkan

Ish-deputetja, Melihate Tërmkolli, ka deklaruar në Pressing të T7 se nëse ka ndonjë gjë që kryeministri Kosovës Albin Kurti ka vepruar drejtë është refuzimi i “Open Ballkanit”.

Ajo ka folur për Samitin e Procesit të Berlinit që është mbajtur në Tiranë, duke thënë se refuzimi i Kosovës ka bërë që ”Open Ballkan” të largohet nga agjenda.

”Nëse ka diçka pozitive krejt çfarë ka bërë Albin Kurti, pavarësisht motiveve. Nëse ka një veprim të mirë të Kurtit është refuzimi për me qenë pjesë e Open Ballkanit. Mendoj që ka qenë një veprim i drejtë që ka bërë që Open Ballkani të largohet nga agjenda”, ka thënë Tërmkolli.

Ajo ka deklaruar se ka tendenca për protagonizëm në mes Kuritt dhe kryeministri Edi Rama.

Tërmkolli kishte edhe kritika për Edi Ramën, ndërkaq kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq e quajti si “politikan aventurist”.