Tërmkolli: Kosova po rrezikohet seriozisht si shtet

Melihate Tërmkolli, ish-deputete e Kuvendit të Kosovës, ka reaguar në lidhje me çështjen e targave.

Ajo këtë e ka bërë me anë të një postimi në Facebook, ku ka vlerësuar se me targat po duket njësoj puna si me taksën 100%.

Ish deputetja e Kuvendit ka thënë edhe se, tani është më keq dhe se, Kosova po rrezikohet seriozisht si shtet.

“Me targat, po duket njësoj puna si me taksën 100%, kur Albini e hoqi pasi kaloi treni e mbetëm ” edhe t’fikt edhe t’ koritt”! Tani është edhe më keq! Kosova po rrezikohet seriozisht si shtet!”, ka thënë Tërmkolli.