Maroku

Tërmeti vdekjeprurës, Maroku shpall tri ditë zie

Maroku ka vendosur të mbajë tri ditë zie pas tërmetit vdekjeprurës që goditi vendin, tha të shtunën Pallati Mbretëror.

Flamujt do të valojnë në gjysmë shtizë në të gjitha ndërtesat publike, sipas një deklarate të lëshuar nga pallati, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Mbi 1,300 njerëz kanë vdekur si pasojë e tërmetit të fuqishëm, njoftoi TV shtetëror, duke cituar ministrinë e Brendshme të vendit.