Tërmeti tragjik| Për një orë mblidhen 5 miliardë euro në fushatë televizive, të pranishëm edhe aktorët turq të njohur

Afër 5 miliardë euro janë mbledhur në fushatën e televizioneve turke për të mbledhur mjete për të prekurit nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt.

Fushata televizive “TurkiyeBirYurek” ka filluar në orën 20:00 (me kohën lokale) të së mërkurës dhe për një orë janë mbledhur afër 5 miliardë euro.

Pjesë e fushatës janë emrat më të njohur të televizioneve turke, duke nisur nga aktorët të cilët janë të njohur edhe në Kosovë. Ata pranojnë telefonata nga njerëzit të cilët duan të dhurojnë mjete financiare.

Aras Bulut Iynemli, Ezgi Mola, Halit Ergenc, Burak Ozcivit, Engin Ayturk, Demet Ozdemir, Kubilay Aka, Afra Saraçoglu, Mert Yazıcıoglu, janë vetëm disa prej këtyre aktorëve.