Tërmeti “shkund” Durrësin, qytetarë të panikosur dhe dëme të mëdha materiale (VIDEO)

Lëkundjet e tërmeteve të njëpasnjëshme kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në qytetin e Durrësit.

Sikurse mund të konstatohet nga videot e bashkëngjitura më poshtë të siguruara nga Lapsi.al, qytetarët e panikosur kanë braktisur banesat dhe janë mbledhur nëpër sheshe.

Një tjetër tërmet i fuqishëm i shkallës 5.3 ballë është ndjerë vetëm disa minuta më parë në Tiranë, ndërkohë që sipas raportimeve paraprake, lëkundjet e forta janë ndjerë në gjithë Shqipërinë.

Paraprakisht, nuk raportohet për të lënduar, ndërkohë që banorët dëshmojnë për dëmtime të ndjeshme të pallatave.

loading…