Kur kanë kaluar rreth 40 orë nga lëkundja fatale e së martës, bilanci është tragjik dhe pritet të rëndohet edhe në orën të vijim sepse ka ende persona nën rrënoja.
33 persona janë nxjerrë të pajetë, shifër kjo e konfirmuar nga gazetarët e Report TV që janë në terren e ndërsa Ministria e Mbrojtjes ka bërë publike vetëm emrat e 31 viktimave.
15 nga viktimat janë shënuar në Thumanë, ndërsa 13 në Durrës dhe një në Lezhë.
Për fat të keq, numri i viktimave pritet që të rritet në orët në vijim, pasi ende rreth 20 janë nën rrënoja në Thumanë dhe në Durrës, teksa grupet e kërkim shpëtimit po vijojnë operacionit, të ndihmuar edhe nga partnerët.
Forcat speciale vijojnë kërkimet për rreth 20 persona që vazhdojnë të jenë nën rrënoja. Kërkimet vijojnë në 6 pika mes zonave të Durrësit, Kënetës dhe Thumanës: tek tre pallatet e rrëzuara në Thumanë, tek hotel Mira Mare në Durrës, hotel Tropikal, tek lagjja nr.6 në Durrës dhe në afërsi të kryqit të kuq.
Pjesa më e madhe e njerëzve të humbur raportohen në zonën e Kënetës në Durrës dhe Thumanë. Grupet e shpëtimit nga Kosova, Italia, Greqia dhe Kroacia presin të stabilizohet situata për të rinisur operacionet e kërkimit. Ndërkohë që forcat franceze do të jenë të fokusuara në kërkimin e njerëzve të gjallë nën rrënoja.







