Tërmeti i fortë godet Turqinë

Një tërmet me madhësi 5.6 tronditi rajonin Mesdhe të Turqisë herët të martën.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha që tërmeti goditi brigjet e rrethit Datca në provincën jug-perëndimore të Turqisë, Mugla, në orën 2.22 të mëngjesit me kohë lokale.

Dridhjet ndodhën 5.8 kilometra (3.6 milje) nën sipërfaqe.
Nuk ka raporte të menjëhershme për viktima.

Agjensia shtoi më vonë se një total prej gjashtë tërmeteve midis magnitudave 4.1 dhe 5.6 ndodhën në Mesdhe të martën.