Tërmeti i fortë dridh Turqinë

Tërmeti 5.2 ballë dridh Turqinë

Një tërmet 5.2 shkallë Rihter e ka dridhur provincën lindore të Turqisë, Malatya, të martën, njofton “Anadoly News Agency”.

Autoriteti i Menaxhimit të Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) ka njoftuar se tërmeti ka goditur në qarkun Puturge rreth orës 12:37 me kohë lokale.
Tërmeti ka ndodhur në thellësi 8.16 kilometra.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, nëpërmjet Twitterit ka njoftuar se nuk është raportuar deri më tash për dëme nga autoritetet e Malatyas.