Tërmeti fuqishëm në Shqipëri dridh edhe Prizrenin e Dragashin

Brenda pak minutave disa qytete jugore të Kosovës janë goditur nga tërmeti.

Faqja e specializuar për tërmete All Quakes – EMSC, njofton se Prizreni është goditur me tërmet 4.2 shkallë të Rihterit ndërsa Dragashi me 3.9 shkallë.

Një tërmet i fuqishëm godet Shqipërinë, epiqendra në veri

Një tërmet i fuqishëm me magniudë 4.1 ballë të shkallës rihter është ndjerë pak minuta më parë në veri të vendit, 18 kilometra nga Fushë-Arrëzi.

Sipas Qendrës Evropiane të Sizmiologjisë, lëkundjet janë regjistruar në orën 17:37 dhe epiqendra e tërmetit ka qenë 13 km larg Kurbneshit në Mirditë, 30 km nga Kukësi dhe 68 km në verilindje të Tiranës.

Thellësia e tërmetit ka qenë 2 km, ndërsa ende nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar.

loading…