Tërmet

Tërmeti dëmtoi Xhaminë Tinmal të shekullit të 12-të në Marok

Imazhet tregojnë shkallën e dëmit të shkaktuar nga tërmeti në Xhaminë Tinmal në malet e Atlasit të Lartë në Marok, një shembull kryesor i arkitekturës Almohad.

Xhamia e shekullit të 12-të shërbeu si model për xhaminë Koutoubia në Marrakech dhe xhaminë Giralda në Sevilje, tha për CNN një ish-ministër i kulturës marokene, transmeton Klan Kosova.

Deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, mbi 1000 persona kanë humbur jetën dhe ende nuk dihet për numrin e personave të mbetur nën rrënoja.