Tërmet prej 6,1 shkallësh të Rihterit në Tokio të Japonisë
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6,1 shkallë të Rihterit ka goditur të enjten në mbrëmje rajonin e Tokios në Japoni, kanë bërë të ditur zyrtarë japonezë.
Agjencia Meteorologjike ka thënë se tërmeti kishte epiqendër në rajonin e Chibas, që ndodhet në lindje të Tokios, në një thellësi prej 80 kilometrash.
Deri më tani nuk është raportuar për rrezik nga tsunami si pasojë e tërmetit.
Tërmeti ka bërë që shumë ndërtesa të lëkunden mirëpo nuk është raportuar për dëmtime apo të lënduar.
Linjat e trenit janë ndalur ndërkohë që ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike.