Tërmet në Haiti, të paktën, ka të vdekur

Si pasojë e një tërmeti prej 5.9 shkallësh në Haiti, të paktën 10 persona kanë humbur jetën.

Dridhja që është zhvilluar në veri të vendit ka rezultuar me shembjen e disa ndërtesave, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Shefi i policisë për rajonin veriperëndimor, Jackson Hilaire, ka raportuar se shtatë persona kanë humbur jetën në qytetin Port-de-Paix.

Ndërsa ministri i Brendshëm, Reynaldo Brunet, ka bërë të ditur se edhe tre persona të tjerë kanë vdekur si pasojë e tërmetit të fuqishëm në qytetin Gros-Morne.