tërmet

Tërmet i rrallë në New Jersey, lëkundet edhe New Yorku

Një tërmet i lehtë ka goditur New Jerseyn, teksa ka lëkundur edhe rrokaqiejt e New Yorkut, raporton BBC.

Agjencia amerikane e sizmologjisë ka njoftuar se tërmeti me magnitudë 4.7 shkallësh kishte epiqendrën 7 kilometra në verilindje të Whitehouse Station të New Jerseyt.

Tërmeti është regjistruar në orën 10:20 me kohën lokale në New Jersey. Nuk ka raportimet për dëme.

Tërmetet janë relativisht të rrallë në Bregun Lindor të SHBA-së.