Tërmet i fuqishëm në këtë shtet, mbi 250 të vdekur

Të paktën 250 persona humbën jetën në një tërmet me magnitudë 6.1 që tronditi provincën Paktika në Afganistanin lindor, raporton BBC.

Shumica e viktimave u regjistruan në Paktika, ku 100 njerëz u vranë dhe 250 u plagosën, tha Muhammad Nasim Hakani, kreu i shërbimeve të urgjencës së talebanëve, transmeton Reporteri.net.

Ai tha se kishte viktima edhe në provincat lindore të Nangarhar dhe Kost.

Tërmeti preku një zonë me popullsi të dendur në kufirin midis Afganistanit dhe Pakistanit dhe u ndje në një rreze prej 500 kilometrash.

Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, tërmeti është ndjerë në Afganistan, Pakistan dhe Indi.