Tërmet i fuqishëm në Detin Mesdhe, jepet alarmi për cunami

Një tërmet ka rënë në Detin Mesdhe rreth orës 01:43 të mëngjesit. Lëkudjet ishin me magnitudë 6.2 të shkallës rihter raporton ballkani.info

Tërmeti kishte thellësi 10 kilometra dhe epiqendra ishte 240 km në jugperëndim të Methonis të Greqisë. Lëkundjet e tërmetit u ndjenë në Greqi, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Sipas EMSC ky tërmet klasifikohet si tërmet i shkallës 3.

Tërmeti me thellësi 10 kilometra ka dhënë alarmin për cunami. Sipas ESMC shtetet që rrezikohen për cunami nga ky tërmet janë: Greqia, Turqia dhe Libia. /Ballkani.info/