Pejë

Tërhiqet personi që u lëndua në Via Ferrata, dërgohet për trajtim mjekësor

Personi që u lëndua në Via Ferrata të Pejës është tërhequr nga Shërbimi i Kërkim-shpëtimit Malor dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

“Në ira 15:30 ka ndodhur rasti. Në vendngjarje kanë dalë policia, zjarrfikësit, autoambulananca dhe Shërbimi i Kërkim-shpëtimit Malor”, ka thënë Gashi për Klankosova.tv.

“Pas pak kohësh, shërbimi i kërkim-shpëtimit ka arritur që ta tërheqë personin e lënduar dhe ta dërgojë në shërbimin e emergjencës në Pejë”.

Gashi tha se nuk e dinë ende se a ka marrë personi lëndime të lehta apo të rënda.