Tërheqja e kursimeve nga Trusti, Ministria e Financave merr vendimin e ri!

Ministria e Financave përmes një njoftimi për media ka konfirmuar se është paraparë tërheqja e 10 për qind të kursimeve nga Trusti i Pensioneve, shkruan ballkani.info.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, nga kjo ministri u bë e ditur se paratë nuk do të kompensohen më pas nga Qeveria.

Njoftimi i plotë:

Duke u bazuar në artikullin e botuar sot në Agjencinë e Lajmeve “Ekonomia Online”,

Ministria e Financave njofton qytetarët e Kosovës se Qeveria e Kosovës në kuadër të programit për rimëkëmbjen ekonomike e ka paraparë edhe tërheqjen e 10% të kursimeve nga Trusti i Pensioneve.

Mirëpo, qytetarët të cilët bëjnë tërheqjen e 10% nuk do të kompensohen nga Qeveria për shumën e tërhequr.