këngëtari

Teoria e çuditshme e fansave të Michael Jackson, mendojnë që motra e tij është ai i maskuar

Teoria e çmendur ka qarkulluar në Internet për vite me radhë.

Fansat e Michael Jackson kanë një teori krejtësisht të çuditshme, që motra e madhe e këngëtarit, La Toya është ai i maskuar, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Pavarësisht se janë fotografuar së bashku shumë herë dhe kanë dy vite diferencë, nuk ka ndalur teoria e konspiracionit që thotë se ai dhe motra e tij janë i njëjti person.

Fansat i kanë shprehur këto mendime që në vitet ’90, me dashurinë e tyre për kirurgjinë plastike ka bindur mjaftueshëm disa se kjo teori e çmendur është e saktë.
Ndërkohë që ka shumë njerëz që kanë hedhur poshtë këtë mit, çdo vit teoria e njëjtë kthehet në jetë.

Disa besojnë që vdekja e Michael Jackson është gënjeshtër, të tjerët në internet këmbëngulin se pavarësisht fotografive të shumta, ata nuk janë parë kurrë bashkë.

Pasi u shfaq filmi i tij në YouTube, lindën dyshimet që Mbreti i Pop-it është ende gjallë.