Tentuan të përgatisnin ëmbëlsirën e “Squid Game”, 3 fëmijë në Australi përfundojnë në spital

Tre fëmijë kanë përfunduar me djegie të rënda në spitalin pediatrik të Sydeny, pasi u përpoqën të bënin ‘Dalgona’.

Për të gjithë ju që nuk e dini se çfarë është ‘Dalgona’. Ëmbëlsira fitoi popullaritet masiv nga seriali ‘Squid Game’, duke i shtyrë fansat të merrnin pjesë në sfidën ‘Dalgona Candy’.

Në një paralajmërim të publikuar nga rrjeti i spitaleve të fëmijëve të Sidneit, personeli mjekësor u kërkoi prindërve që të ishin vigjilentë ndaj fëmijëve të tyre të cilët tentojnë të bëjnë këtë ëmbëlsirë në shtëpi.

Fëmijët filluan të sajojnë ëmbëlsirën e sheqerit të shkrirë në shtëpi, në mënyrë që njësoj si në lojë, të shkëpusnin një formë brenda saj, pa e thyer ëmbëlsirën.