Merdare

Tenton të korruptojë policin kufitar, arrestohet shoferi i autobusit

Gjatë ditës së djeshme në pikën kufitare në Merdare, një shofer autobusi gjatë dorëzimit të dokumenteve, i ka futur 10 euro në librezen e automjetit.

I njejti është arrestuar për tendencë korruptimi ndaj personit zyrtar, ku pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, transmeton Ballkani.info.

Raporti i plotë i Policisë:

Në lidhje me rastin raportohet se me 07.11.2018 janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë dhe gjatë bastisjes në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë automatike AK-47 me 3 fishekë, një pistoletë me 4 fishekë, 1 pushkë ajrore, 11 qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë 10 gramë, një paketim i mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 486 gram, një peshore digjitale dhe një makinë mekanike për mbushjen e cigareve. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Ballkani.info/