Tentojnë ta plaçkitin burrin që ishte ndalur në pompë për ta mbushur me veturën, pendohen keq – kiliani i lanë me benzinë

Një ngjarje e pazakontë është filmuar në një pompë të derivateve – ku katër hajna që i vërsulen një burri në pompë duket se nuk i kishin bërë mirë llogaritë.

Ata u kthyen me duar të zbrazura, e me tërë trupin e lagur me benzinë nga personi që menduan se do ta kenë më të lehtë ta plaçkitin.

Gjithçka ndodhi brenda pak sekondave në një pompë të derivateve në Kili, ku kamerat e sigurisë kapën momentin kur katër persona dalin nga një furgon i bardhë dhe ia mësyjnë burrit që ishte ndalur për ta mbushur veturën me benzinë.

Por, ajo çfarë i priti ata ishte sasia e madhe e benzinës që u spërkat mbi ta nga burri që reagoi me kohë, duke i detyruar të heqin dorë nga misioni i tyre dhe të largohen duarthatë