Një nga tre personat e shpallur në kërkim, si pjesë e grupit kriminal, që në 31 Maj 2023 do të organizonin një atentat në Berat është arrestuar në Kosovë.
Në prangat e policisë ka rënë 56-vjeçari nga Kosova, Hamit Berisha. Ai është arrestuar në qytetin e Prishtinës në Kosovë dhe falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me autoritetet ligjzbatuese në Kosovë, ditën e sotme u finalizua ekstradimi i tij nga Kosova në Shqipëri.
Hamit Berisha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi së bashku me shtetasit (ende në kërkim) Ermal Gora, 43-vjeç nga Tirana dhe të Arli Shehu 30-vjeç banues në Korçë (i arrestuar), kishin planifikuar kryerjen e një atentati në qytetin e Beratit, por të gjendur nën presionin e policisë, ata fshehën automjetin në fshatin Moravë.







