Tentoi të vetvritet, policia dhe zjarrëfikësit e shpëtojnë një person në Prishtinë

Një person ka tentuar të vetëvritet sot në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, konkretisht te Shkolla “Pavarësia”.

Sipas policisë rasti ka ndodhur rreth orës 15:40, ndërsa në vendngjarje kanë dalë edhe zjarrëfikësit dhe ndihma e shpejt.

“Dyshimet e para janë ngritur për një tentim vetëvrasje të një personi nga një ndërtesë e lartë, ndërkohë që policia, e përkrahur edhe nga ekipe të zjarrfikësve, po ndërmerr hapat e duhur me qëllim parandalimin e pasojave të mundshme nga ndonjë veprim i pakontrolluar të personit në fjalë”.

Mësohet personi që ka tentuar të hidhet nga ndërtesa, dyshohet se ka përdorur medikamente të ndryshme.

Ai është bindur të futet brenda në banesë nga forcat policore dhe zjarrfikësit.