Tentoi të hynte në shtëpi përmes oxhakut, 18-vjeçarja bllokohet brenda

Zjarrfikësit në Nevada kanë kryer një shpëtim të pazakontë kur një adoleshente mbeti jashtë shtëpisë së saj dhe u përpoq të hynte brenda duke zbritur përmes oxhakut mirëpo u bllokua brenda.

Sipas medieve të huaja, Departamenti për Zjarrin i Henderson deklaroi në një postim në Facebook se 18-vjeçarja mbeti jashtë nga shtëpia e saj njëkatëshe, dhe u përpoq të hynte brenda përmes oxhakut.

Zjarrfikësit përdorën një sistem litari për të tërhequr adoleshenten në një ‘operacion’ shpëtimi që zgjati rreth 30 minuta.

Departamenti deklaroi se e njëjta nuk kishte pësuar lëndime.