VIDEO

Tentoi ta mashtronte, por Neymar ra në ‘grackën’ e portierit me njërën ndër penalltitë më të këqija të ekzekutuar ndonjëherë

Paris Saint-Germain dështonte të mbronte titullin në edicionin 2020/21, pasi atë e rrëmbeu për një pikë më shumë, Lille.

Por, takimi i parisienëve me Brestin në xhiron e fundit në Ligue 1 dhuroi disa skena që rrallë mund të shihen në futboll.

E në ato nuk kishte se si të mungonte Neymar, që tashmë njihet si një lojtar që provokon kundërshtar.

Ishte minuta e 19-të e takimit, kur PSG fitoi penallti dhe braziliani e mori përgjegjësinë që ta gjuante.

Mirëpo, braziliani duket tentuar të provokonte portierin, ai ra pre e grackës së këtij të fundit, duke e huqur atë.

Goditja e Neymarit përfundoi jashtë, mirëpo fatmirësisht ekipi i tij fitoi 2-0, duke e mbyllur edicionin në vendin e dytë me 82 pikë, derisa Lille kishte 83.