Tentoi ta dhunojë gruan e tij, arrestohet një burrë në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjilan, pasi që i njëjti kishte tentuar që ta dhunojë bashkëshorten e tij dhe kishte ushtruar dhunë ndaj një burri.

Policia bën të ditur se si pasojë e këtij rasti, gruaja e të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervisitimit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i PK-së:

Gjilan 26.10.22020 – 03:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në shtëpinë e tij kishte tentuar ta dhunojë bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare dhe kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës mashkull kosovar. Si pasojë e rastit bashkëshortja e të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.