Tentohet të vritet pjesëtari i Policisë së Kosovës

Është arrestuar një person, pasi që i njëjti me veturën në lëvizje e ka goditur pjesëtarin e Policisë së Kosovës.

Më pas i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.

Rasti ka ndodhur më datë 01.02.2022 rreth orës 19:20 në rrugën “Plava” në Prishtinë.

Viktima  ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.