Një rast tentim grabitje ka ndodhur sot në Gjakovë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Muslim Mulliqi”, saktësisht në filialen “RIA”, Institucion Financiar për pagesa dhe transfere parash.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Meqenëse ky filial gjendet pranë Qendrës Komunale të Regjistrimit Civil, qytetarët e kanë vërejtur një mashkull rreth 30 vjeç dhe e kanë njoftuar menjëherë policinë.
Patrullat policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin gjitha hapat për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar në këtë rast.
Më poshtë e keni raportin e policisë rreth kësaj grabitje:
Me datë 26.04.2019 në ora 14:55, Policia në Gjakovë ka marr informacion për një rast tentim grabitje në rrugën ,,Muslim Mulliqi” saktësisht në filialin ,,Ria” Institucion Financiar për pagesa dhe transfere parash.
Meqenëse ky filial gjendet në afërsi të qendrës komunale të regjistrimit civil, i dyshuari është vërejtur dhe një person nga kjo qendër ka njoftuar menjëherë policinë. Patrullat policore në terren i janë përgjigjur rastit dhe nga punëtorët e filialit kanë kuptuar se një person i gjinisë mashkullore i moshës përafërsisht 30 vjeçar, nën kërcënimin e armës kishte hyrë në filiale dhe kishte kërkuar para.
I dyshuari është larguar nga vendin ngjarjes pa arritur të grabis para apo gjësende tjera.
Patrullat policore janë vënë në kërkim të personit të dyshuar dhe janë duke i ndërmarr të gjitha veprimet operativo hetimore për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.







