Tentim vrasje në Shtërpc, arrestohet një person

Policia ka arrestuar një person në Shtërpc.

Një person i dyshuar është arrestuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka tentuar ta vras viktimën me armë zjarri.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjtit pas një mosmarrëveshje me armë zjarri ka tentuar të vras viktimën mashkull K-Shqiptar. Është konfiskuar një armë e gjatë dhe një gëzhojë. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.