Para dy ditësh në Mitrovicë është raportuar një vrasje në tentativë.

Rasti ka ndodhur në rrugën Driton Veliu në Mitrovicën e Jugut.

Ndërsa sot, dy ditë më pas, një person është arrestuar lidhur me rastin.

I njëjti është dërguar në mbajtje.

Ky është njoftimi i policisë:

VRASJE NË TENTATIVË

Rr. Driton Veliu, Mitrovicë jug 11.03.2022 – 19:30. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.