Policia e Kosovës ka raportuar për një tentim vrasje në Gjilan, shkruan Ballkani.info.

Policia bën me dije se është pranuar informata se një person është sulmuar  me mjet të mprehtë –thikë.

Në lidhje me rastin është arrestuar një person ku gjatë kontrollit i janë gjet dhe konfiskuar 8 gram substancë narkotike të llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje./ Ballkani.info/

Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:

VRASJE NË TENTATIVË

“Rr. Sadullah Brestovci, Gjilan 24.06.2022-12:15. Raportohet se pas një mosmarrëveshje  i dyshuari mashkull  kosovar  ka sulmuar me mjet të mprehtë –thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima  ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar ku gjatë kontrollit i janë gjet dhe konfiskuar 8 gram substancë narkotike të llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.