Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë, pasi që i njëjti kishte kanosur duke i drejtuar armën viktimën.

Viktima ka tentuar që të largonte armën nga duart e të dyshuarit, me ç’rast arma kishte shkrepur.

“Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e armës së zjarrit”, thuhet në njoftimin për media.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, transmeton lajmi.net.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

Ferizaj 01.08.2022 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte kanosur duke i drejtuar armën viktimës mashkull kosovar. Viktima kishte arritur që të largonte armën nga duart e të dyshuarit me ç’rast arma kishte shkrepur. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e armës së zjarrit. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.