Tentim vrasja në Hajvali, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për tentim-vrasjen që ka ndodhur mbrëmë në Hajvali.

Në njoftimin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur se është arrestuar një person që ka shtënë me armë në drejtim të viktimës.

Nga i dyshuari është konfiskuar një armë e shkurt-pistoletë e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast.

“Hajvali-Prishtinë 04.2021-19:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull kosovar, i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës. Viktima nuk kishte pësuar lëndime. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë e shkurt-pistoletë e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë që dyshohet te jetë e armës së lartcekur. Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.