Tentim vjedhje në pikë të ditës në Prishtinë: Hajni përdor sprej dhe provon të ia marrë zinxhirin nga qafa një femre

Dje në Prishtinë një femër ka raportuar se derisa ishte duke u kthyer në banesën e saj, një person ka tentuar të ia vjedh zinxhirin nga qafa, duke përdorur sprej.

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se dje në rrugën “Isa Boletini” në Prishtinë, ankuesja femër kosovare ka raportuar se derisa kishte qenë duke u kthyer në banesën e saj, një person duke përdor sprei ka tentuar t’i grabis një zinxhirë nga qafa, por nuk kishte arritur.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, nuk raportohet për të arrestuar.

Raporti i plotë nga Policia e Kosovës:

Rr. Isa Boletini, Prishtinë 21.09.2020 – 12:25. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se derisa kishte qenë duke u kthyer në banesën e saj, një person duke përdor sprei ka tentuar t’i grabis një zinxhirë nga qafa, por nuk kishte arritur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, nuk raportohet për të arrestuar.