Tensione në kuvendin e FBK-së, debat i ashpër mes delegatëve të Pejës dhe Rahovecit

Është duke u mbajtur kuvendi i rregullt i punës së Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Ani pse tri pikat e para u votuan pa ndonjë problem, tensionet u rritën në momentin kur Art Gashi nga Peja mori fjalën dhe deklaroi se ushtruesi i detorës së komisarit të garave, Faton Kurshumlija është totalisht jo adekuat.

“Dënimet të cilat i kemi marrë ne nga FBK pas organizimit të Kupës se Kosovës në Rahovec janë shumë absurde. Nuk po e di a dëshironi që borxhet e juaja t’i shlyeni me dënimet tona apo çfarë. E keni cekur se ka fyerje nga ato fyerje askush nuk ka mbet shtatzënë” tha ndër tjerash Gashi.

I menjëhershëm ishte reagimi i ish-kryetari të Rahovecit i cili u shpreh se këto dënime duhet të ishin më të mëdha.

“Mendoj që këto dënime duhet të ishin më të mëdha. Sa i përket asaj fjalës që me ato fyerje askush nuk ka mbet shtatzënë është e turpshme pasi aty ka pas fëmije e femra”, tha Hoxha.