Kuvend

Tensione në Kuvend, Shala i PDK-së ia ‘merr’ mikrofonin Kusarit: Ftohet sigurimi

Në një pikë të seancës të Kuvendit të Kosovës gjatë ditës së entje ku po diskutohet për raportin e Departamentit të Shtetit, ka pasur tensione ku deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ia ka kapur mikrofonin e foltores deputetes së Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila.

Këtu u detyrua të ndërhyjë edhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci e cila ftoi Shalën, e më pas edhe Salih Zybën që shkoi të foltorja, të kthehen në vendet tuaja.

“I nderuar e shkel rregulloren, uluni të gjithë…z. Shala në vendin tuaj…z.Zyba ju lutem në vendin e juaj.” – u shpreh ajo.

Më pas, Bogujevci ftoi sigurimin në sallë:

“Mos më detyroni me thirrë sigurimin për të dytë, sigurimi e hjekni prej sallës z.Shalën dhe z.Zybën. Sigurimi tani në sallë, largon dy deputetët që i përmenda me emër.” – tha ajo.

“E kam të pamundur në secilën seancën ku burrat çohen në këmbë e më tregojnë mu…mjaft më.” – u shpreh tutje.

@ballkani.info Tensione në Kuvend mes PDK-së dhe VV-së, nënkryetarja kërkon nga sigurimi që të largojë nga salla Ferat Shalen dhe Sali Zyba, sigurimi nuk ndërhynë. #kuvendikosoves #tensione #salizyba #feratshala #pdk #ldk #kosovo ♬ original sound – Ballkani.info

Por, sigurimi si duket nuk dëgjoi këto thirrje dhe nuk u paraqit në sallë.

“Meqë sigurimi nuk po hyn dhe nuk e dëgjon kërkesën e kryetares, kur osht e rregullume me rregullore të Kuvendit.” – tha në fund Bogujevci.