Tensione në Komision, Bekë Berisha – ministrit Sveçla: Mos më shit mend ti mu këtu, dilum jashtë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti janë larguar nga Komisioni Parlamentar për siguri dhe çështje të mbrojtjes.

Ata janë larguar nga ky Komision pasi janë ftuar të raportojnë ndaras dhe jo bashkë.

Por që në fillim, mbledhja është shoqëruar me shumë tensione. Ka qenë deputeti Bekë Berisha, ai i cili ka pasur polemika me ministrin.

“Mos me shit mend ti mu këtu”, iu drejtua Bekë Berisha, ministrit Sveçla.

Mbledhjen e kanë lëshuar edhe një pjesë e deputetëve të VV-së, që janë anëtarë të këtij Komisioni.