Tensione në intervistimin e Thaçit nga Komisioni Hetimor, shkojnë në pauzë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka dalur përpara Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e gylenistëve.

Pas refuzimit të Thaçit që të përgjigjet për rastin e gylenistëve pa e ditur se cila zyrë ligjore e Kuvendit të Kosovës e ka legjitimuar draft dokumentin e hartuar nga eksperti, kanë reaguar edhe pjesëtarët e Komisionit, shkruan Ballkani.info.

Sami Kurteshi, Xhelal Sveçla dhe Frashër Krasniqi, i kanë reaguar presidentit duke i thënë se po mundohet t’i shmanget intervistimit nga komisioni, por kjo është mohuar nga Thaçi.

Pas disa minutave të debatit, presidenti Thaçi ka kërkuar një pauzë duke thënë se ka disa obligime për të bërë disa telefonata dhe për të marrë pjesë në një akademi, andaj ka kërkuar që intervistimi të shtyhet për në orën 15:00.

Kjo në fillim është kundërshtuar nga pjesëtarët e komisionit, por në fund kanë vendosur që të ritakohen në orën e caktuar. /Ballkani.info

loading…