Telekomi i Kosovës ka dhënë një sqarim shtesë përmes një reagimi lidhur me tekstin që ka botuar Demokracia, për blerjen e dy “iphone 13”. Për korrektësi ne e botojmë të plotë reagimin e tyre.
Demokracia.com ditë më parë ka raportuar lidhur me një blerje të telefonave nga Telekomi i Kosovës.
Këtë raportim Demokracia e ka bërë më titullin “ Albin Kurti ua jep milionat e shtetit hua, drejtuesit e Telekomit blejnë Iphone 13-të”.
Në këtë tekst është treguar se si Telekomi ka marrë miliona euro nga shteti, por ka shpenzuar edhe para për blerjen e telefonave.
Lidhja është bërë vetëm për të treguar gjendjen e ndërmarrjes, nuk ka pasur asnjë qëllim tjetër.
Kurse, pjesa tjetër e tekstit është ndërtuar në tenderin e shpallur nga vet Telekomi në e-prokurim. Të gjitha të dhënat janë marrë nga kjo shpallje publike.
Demokracia nuk ka dhënë asnjë shifër që nuk qëndron.
Për këtë raportim, tash ka reaguar Telekomi i Kosovës, duke treguar edhe pse janë blerë telefonat.
Po ashtu kjo ndërmarrje ka treguar se para publikimit është dashur të merren informacione shtesë.
“Thënë më thjeshtë, këto pajisje janë porositur për nevojat e krijimit, mirëmbajtjes dhe pasurimit të vazhdueshëm të librarisë së fotografive dhe video materialeve për nevojat e TK. Pra, do të përdoren për të bërë fotografime, xhirime të video materialeve si dhe transmetime të drejtpërdrejta në rrjetet sociale apo për aktivitetet e ngjashme në komunikimin e brendshëm dhe të jashtëm të kompanisë ku përfshihen edhe mediat e kompanisë ( ëeb faqja, Portali Valapress, Profilet tona në rrjetet sociale, Info kanali në IPTV, intraneti etj)”.
Ky është reagimi dhe sqarimi i plotë i Telekomit.
Të nderuar,
Shpresojmë që reagimin tonë, ta publikoni të plotë dhe në vend adekuat, duke respektuar obligimin ligjor! Kështu shpresojmë që publiku i juaj do të dëgjojë edhe argumentet tona. Shpresojmë që artikulli, në mediumin e juaj do të editohet bazuar në informacionin e kompletuar.
Si mund ta shihni nga adresimi, nuk ju kemi reaguar mediave që kanë publikuar edhe përgjigjen tonë, me çka duam të përcjellim mesazhin se ne respektojmë qëndrimin e juaj, nëse gazetari ka dëgjuar dhe publikuar edhe argumentet tona. Gjithsesi konsiderojmë që temat janë lidhur në mënyrë arbitrare ashtu si edhe janë nxjerrë përfundimet.
Të kalojmë në temë: Jemi të befasuar me raportimin joprofesional, të njëanshëm dhe ( nuk dua të besoj se është qëllimisht) dashakeq të mediumit të juaj, lidhur me tenderin publik për pajisje (Smart Phone) dedikuar për nevojat e stafit të Departamentit për Relacione me Publikun dhe kurrsesi për nevojat e menaxhmentit të lartë.
Do të kishte qenë korrekte dhe profesionale që para se të interpretoni faktet të na shkruani dhe të kërkoni informacion të plotë dhe sqarime ashtu si kanë vepruar mediat e tjera lidhur me këtë temë, kështu që kam bindjen se do të evitonit këtë shkelje të etikës dhe profesionit.
Gjithsesi ju mund të mos pajtoheni me këtë “shpenzim”, të cilin ne e konsiderojmë investim, por me siguri se shkrimi i juaj çfarëdo që të ishte qëndrimi juaj pas informimit të plotë, dhe publikimit të përgjigjes tonë, ne dhe publikut nuk do të na e krijonte idenë për një artikull të porositur dhe qëllimkeq.
Thënë më thjeshtë, këto pajisje janë porositur për nevojat e krijimit, mirëmbajtjes dhe pasurimit të vazhdueshëm të librarisë së fotografive dhe video materialeve për nevojat e TK. Pra, do të përdoren për të bërë fotografime, xhirime të video materialeve si dhe transmetime të drejtpërdrejta në rrjetet sociale apo për aktivitetet e ngjashme në komunikimin e brendshëm dhe të jashtëm të kompanisë ku përfshihen edhe mediat e kompanisë ( ëeb faqja, Portali Valapress, Profilet tona në rrjetet sociale, Info kanali në IPTV, intraneti etj).
Kjo bëhet në përpjekje që të ndjekim zhvillimin e medias qytetare dhe evoluimin e mediave të reja si dhe për të ulur shpenzimet dhe jemi të sigurte se përdorimi i tyre do të shpaguhet shumë shpejtë.
Për fund, Ju lutem të gjeni më poshtë përgjigjen tonë për një nga mediumet i cili ka kërkuar dhe ka publikuar edhe pjesën më të madhe të argumentimit tonë. Ky medium para se të shkruhej artikull ka mbldhur faktet dhe qëndrimin edhe të kompanisë dhe të njëjtin e ka përcjellë te lexuesit e vet. Edhe pse ne do të donim ta kishin përcjellë të plotë argumentimin tonë, edhe pse as në këto raste nuk i shohim këto dy tema të ndërlidhura, prapëseprapë në adresë të tyre nuk kemi dërguar reagim duke e konsideruar publikun mjaftë të pjekur për të vlerësuar faktet e ofruara.
Ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni lidhur me çdo temë që ju e konsideroni me interes për publikun tuaj dhe ka të bëjë me kompaninë tonë ( Gjithsesi edhe tuajën). Ne jemi në shërbimin e juaj në çdo kohë!







