Tenderi i dyshimtë i Komunës së Graçanicës, u kërkuar që hoteli të jetë afër komunës DOKUMENT

Komuna e Graçanicës ka nënshkruar marrëveshje për shërbime hoteliere me Operatorin Ekonomike “HOTEL KONSTANTIN D.O.O”, në vlerë prej 9 mijë e 560 euro.

Por kjo komunë vendosi në specifikacionet teknike se hoteli duhet të jetë më afër komunës, duke ua pamundësuar pjesëmarrjen në tender operatorëve tjerë.

Në ankesin 1 në Dosjes së Tenderit, janë vendosur specifikimet e detyrueshme për operatorët ekonomik.

“Vërejtje: Objekti i Operatorit Eekonomik nuk duhet të jetë i larguar më shumë se pesë (5) kilometra nga ndërtesa e komunës”, thuhet në dosjen e tenderit, raporton Ballkani.info.

Por në rast se hoteli është më larg, komuna kërkoi që bartja e mysafirëve të bëhet me transportin e Operatorit Ekonomik që do ta fitonte kontratën.

“Në qoftë se objekti OE është i larguar më shumë se pesë (5) kilometra, OE duhet të marr për sipër shpenzimet e transportit të mysafirëve deri te objekti i tij dhe të kthimit të njëjtit. Deklarimi nga OE që vërteton pranimin e këto obligimeve- Origjinal”, thuhet në dosjen e tenderit.

Në këtë rast fituesi i kësaj kontrate afër 10 mijë euro nuk ka shkuar shumë larg. Fituesi është Sava Perenic, që adresën e biznesit e ka në Graçanicë .

Këtë kontratë Komuna e Graçanicës e arsyetohet se e ka bërë për akomodimin e mysafirëve të komunës.

Në këtë tender ka aplikuar edhe një operator tjetër nga Komuna e Obiliqit, por që ka dhënë çmim prej 16 mijë eurove, por as kriterin e afërsisë nuk e ka plotësuar. /Ballkani.info/